Mbrojtësi, Emerson Rojal, ka nënshkruar kontratë me klubin “Blaugran”. Lajmin për transferimin e Emerson e ka konfirmuar klubi i Barcelonës, përmes një postimi në uebfaqen tyre. Transferimi i Emerson do ti kushtojë klubit të Barcelonës rreth 9 milionë euro dhe Emerson është transferimi i tretë i Barcelonës deri më tani pas Agueros dhe Garcias.
Futbollisti brazilian ishte në bashkëpronësi mes Barçës dhe Betis, por tani “Blaugranët” kanë vendosur ta blejnë kartonin e plotë të tij.
22-vjeçari në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Betisit, ku sezonin e fundit me këtë skuadër zhvilloi 34 paraqitje në La Liga, duke realizuar një gol.








