Barcelona prish planet Napolit, mesfushori gjerman bashkohet me Hansi Flik?!

Barcelona është gati të shkatërrojë ëndrrat e Napolit për transferimin e Leon Goretckës. Sipas Sky Sport DE, blaugranët i kanë vënë syrin mesfushorit gjerman, kontrata e të cilit me Bajernin po skadon.

Siç raportohet nga transmetuesi gjerman, Napoli ia ka bërë ofertën lojtarit, por gjermani e ka lënë gjithçka pezull për momentin, duke pritur një sinjal nga Hansi Flik. Lojtari i ka dhënë përparësi një transferimi në La Liga për t’u ribashkuar me trajnerin me të cilin ndau suksesin te Bajern.

Të dy kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe Goretcka do të presë deri në minutën e fundit për një transferim te katalanasit.

LEXO EDHE:

Back to top button