Barcelona “rrëmben” francezin e Aintraht Frankfurtit

Çavi Hernandez duket se i “adhuron” afrimet me parametra 0, ku pas Kesi dhe Kristensen, tashmë një tjetër lojtar me tipare mbrojtëse mësohet se është në “rrugën” drejt Barcelonës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës të Aintraht Frankfurt, francezin Evan Ndicka, kontrata e të cilit skadon në verën e këtij viti dhe pritet që në muajin e ardhshëm të ketë një takim mes drejtuesve të “blaugranave” dhe “shqiponjave” gjermane, për transferimin e talentit 23-vjeçar.

Ndicka mendohet se do të jetë transferimi i parë i Barcelonës për fraksionin e radhës të merkatos dhe duket se klubi spanjoll dhe vetë lojtari e ka gjetur “gjuhën” e përbashkët dhe tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes me bordin gjerman.

Ndicka vetëm 23-vjeç është kthyer në pikën “kyçe” të mbrojtjes së Frankfurt, me teknikun Oliver Glasner, që e ka përzgjedhur francezin në plot 20 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.

LEXO EDHE:

Back to top button