Barcelona sfidon Mesin të qëndrojë me 5 emrat të mirënjohur

Barcelona është duke shpresuar që të bind Lionel Mesin që të qëndrojë edhe më tej në klub, duke tentuar transferimin e pesë futbollistëve të mirënjohur. Klubi katalunas u zgjua në mëngjesin e së hënës me një bastisje nga policia e Spanjës, që po hetojnë skandalin “BarçaGate”. Në këtë skandal ishte tentuar prishja e imazhit edhe të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” nga ish-presidenti Hoze Bartomeu. 33-vjeçari ishte shumë afër që të largohej në verën e kaluar nga Barcelona, por në fund u bind nga familja e tij që të qëndronte edhe më tej në “Kamp Nou”.

Man. Siti dhe Paris Sen-ZHermen janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e argjentinasit në këtë verë, me kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Por, Barcelona nuk dëshiron të lëshojë Mesin të largohet dhe po tenton transferimin e pesë futbollistëve. Në listën e klubit katalonas janë emrat e Erling Haaland, Matijs de Ligt, Zhulls Kounde, Xhorxhinio Uajnalldum dhe Serhio Aguero.

LEXO EDHE:

Back to top button