Barcelona siguron talentin 17-vjeçar, do ta transferojë në vitin 2026

Sipas asaj që raporton “Sport”, klubi katalanas ka siguruar shërbimet e “xhevahirit” të ri portugez Kardoso Varela me një marrëveshje të ngjashme me atë që bëri për Pedrin në të kaluarën. Pra, blerje e parakohshme për ta siguruar talentin e së ardhmes.

Varela konsiderohet një nga emrat më premtues në Portugali dhe Barça ka lëvizur herët për të mposhtur konkurrencën e gjigantëve të tjerë europianë, përfshirë dhe Real Madridin. Mbërritja e tij në “Camp Nou” është planifikuar për verën e vitit 2026.

Cardoso Pinto Mandume Varela, i lindur më 29 tetor 2008 në Luanda (Angolë), por me kombësi portugeze, aktualisht aktiv tek U-19 i Dinamo Zagreb, ka 22 paraqitje dhe 3 gola me përfaqësuesen U-17 të Portugalisë. Fillimisht ishte pjesë e akademisë së Portos, por nuk arriti marrëveshje kontrate me klubin.

Agjenti i tij, Andy Bara, e transferoi në një ekip të ulët në Kroaci, Dinamo Odranski Obrez, duke ngjallur polemika në FIFA si “klub-urë”, ndaj Porto ndërhyri për ta penguar. Në shkurt 2025 u transferua zyrtarisht te GNK Dinamo Zagreb, me kontratë deri më 31 maj 2028.

Barcelona ka qenë në kontakte të hershme me të. Deko, drejtori sportiv blaufrana, ka zhvilluar biseda me agjentin e Varela; ai madje ka vizituar ambientet e klubit katalanas. Barcelona parashikon firmosjen në verën 2026 me një pagesë bazë prej 5 milionë €, plus bonuse që mund arrijnë 20 milionë €, pra deri në 25 milionë € total.

Marrëveshja përfshin qëndrimin e Varela te Dinamo Zagreb edhe një tjetër sezon, për të fituar eksperiencë në nivele më të larta (“Europa League” për sezonin 2025/26).

LEXO EDHE:

Back to top button