VIDEO / Barcelona, stadium spektakolar me vlerë prej 900 mln euro

Barcelona së shpejti do të nis rekonstruimin e stadiumin “Kamp Nou”. Stadiumi katalonas do të merr pajme të re, ndërsa sot skuadra nga Katalania zbuloi planin paraparak se si do të duket impianti i ri. Renovimi i stadiumit duhej të nis në vitin 2020, mirëpo u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe krizës financiare.

Gjithçka është gati për renovim, dhe sipas paralajmërimeve të fundit, projekti duhet të nis gjatë vitit të ardhshëm dhe do të kushtojë rreth 900 mln euro.

Stadiumi i ri do të ketë panele solare për prodhim të energjisë, ndërsa do të ketë më shumë se 2 mijë vende të reja të parkimit të makinave dhe më shumë hapësira VIP.

Në brendësinë e saj do të renovohen kapacitet ekzistuese dhe zhveshtoret e klubit, ndërsa do ët shtohen edhe lokalet afariste.

LEXO EDHE:

Back to top button