Barcelona synon të largojë tre futbollistë në janar

Barcelona synon të largojë tre futbollistë në janar

Barcelona do të duhet të largojë disa futbollistë, pasi siç duket nuk do t’ia del të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit janë në prag të eliminimit nga faza e grupeve për të dytin sezon radhazi dhe nëse Interi mposht Viktoria Plzen në ndeshjen e radhës, skuadra e drejtuar nga Xavi do të jetë edhe matematikisht e eliminuar – transmeton Gazeta Express.

Kjo vjen si pasojë e barazimit 3:3 me Interin në “Camp Nou” dhe një nga futbollistë më nën presionin nga ajo ndeshje është Gerard Pique.

Qendërmbrojtësi veteran ishte përgjegjës për golin e parë dhe mund të jetë ndër të parët që do të vuajë pasojat.

Sipas “Sport”, Barcelona dëshiron të largojë tre futbollistë në afatin e dimrit. Këtu përfshihen Gerard Pique dhe Jordi Alba, të cilët janë të dy me paga të larta dhe nuk kanë zënë vend në formacionin bazë

Kandidati i tretë që të largohet është sërish Frenkie de Jong. Barça u përpoq ta shiste atë në verë, por holandezi ishte i palëkundur në dëshirën e tij për të qëndruar në klub.

Duke pasur parasysh ndikimin ekonomik nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, dëshira për ta shitur 25-vjeçain sërish do të rritet pasi klubi mund të përfitojë shumë në aspektin financiar.

Siç ndodhi edhe në verë, Barcelona do të përballet me një betejë të vështirë edhe në janar. Asnjë nga tre futbollistët e përmendur nuk duket i gatshëm të largohet.

LEXO EDHE:

Back to top button