Barcelona, vazhdon marrëveshjen me Roberton

Skuadra e Barcelonës ka mbyllur rinovimin e Serhi Roberton edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2023. Serhi ka arritur në zyrat e klubit mëngjesin e kësaj të premteje dhe pas më shumë se 30 minutash, futbollisti u largua nga zyrat, pasi u takua me Zhoan Laporta, Mateu Alemani dhe Zhordi Krojf dhe nënshkroi marrëveshjen.

“Ka shkuar shumë mirë. I lumtur, shumë i lumtur”, deklaroi ai në dalje para mediave.

Duhet mbajtur mend se pozicionet e Serhio Robertos dhe Barçës iu desh shumë kohë për të gjetur një pikë të përbashkët. Klubi blaugrana nuk ishte i gatshëm të kënaqte pretendimet fillestare dhe negociatat u prishën, siç e konfirmoi publikisht vetë Zhoan Laporta. Agjentët e lojtarit, me kërkesën e tij, rifilluan bisedimet disa muaj më vonë për të arritur një marrëveshje. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button