Barcelona vë në shitje 4 futbollist…por edhe dy të tjerë nëse ka oferta

Barcelona po kërkon që gjatë afatit kalimtar veror ta rikthej sulmuesin Lionel Mesi. Por para se të transferoj argjentinasin, Barcelonës i nevojitet ti largoj disa lojtarë nga klubi, dhe të ulë pagat për të dalur nga situatë e vështirë financiare që po e kalon.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Barcelona është gati të shesë Zhordi Alba-n, Feran Toresin, Frank Kesie dhe Ansu Fatin, në merkaton e verës.

Po ashtu gjatë verës mund të largohen edhe Rafinja Diaz dhe Erik Garcia, nëse ka oferta zyrtare në drejtim të Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button