Barcelona vendos, do të shet një qendërmbrojtës në verën e vitit 2024

Barcelona do të shes një qendërmbrojtës në verën e vitit 2024 dhe tanimë kanë vendosur se cili do të largohet. Në fakt i huazuari te Xhirona, Erik Garsia pritet të jetë i sakrifikuari i katalunasve për të rregulluar financat në verën e vitit 2024.

Gazeta katalunase “Sport” ka raportuar se Barça ka nevojë për të ardhura dhe Garsia mund t’i sjell disa miliona atyre. 22-vjeçari është duke shfaqur paraqitje fantastike me fanellën e Xhironës ku është huazuar nga Barcelona dhe vlera e tij po shkon duke u rritur.

Gjithnjë sipas gazetës kataluanse “Sport”, Barcelona do të tentojë shitjen e Erik Garsias në verën e vitit të ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove. Xhirona mbetet favoriti kryesor për transferimin e Erik Garsias, por nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij në Premier Ligën. Gjithsesi lojtari pëlqehet shumë nga Çavi, por duket se vendimi i klubit është shitja e tij dhe jo rikthimi në klub në verën e vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button