Bardhi do të mungojë ndaj Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë!

Enis Bardhi nuk do të jetë pjesë e sfidave eliminatoret të Maqedonisë në muajin tetor, për shkak të lëndimit. Mesfushori i Levantes është lënduar në sfidën me Rumaninë, në fanellën e Maqedonisë dhe ende nuk është i gatshëm që të përballoje intenzitetin e lojës, andaj do t’i mungojë seleksionuesit Blagoja Milevski për sfidat ndaj Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë.

Ditë më pare, Milevski, konfirmoi se nuk do të ftojë asnjë futbollistë shtesë si zëvëndësim për Enis Bardhin. Kujtojmë se grumbullimi i futbollistëve ishte gjatë ditës së diel, ndërsa të hënën (4 tetor) do të zhvilojnë stërvitjen e parë (ora 16.00) në qendrën stërvitore “Petar MIloshevski” pran FFM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button