Bardhi: Ky është çelësi për të përfunduar të parët në grup

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Enis Bardhi ka treguar edhe një herë se është një mjeshtër i vërtetë i goditjeve të lira dhe futbollisti kryesor.

Me kryeveprën e tij të re nga distanca, Maqedonia paralajmëroi triumfin ndaj Armenisë në turin e dytë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve (2-0). Pas përfundimit të takimit, kapiteni Bardhi është shprehur shumë i lumtur për fitoren dhe tre pikët e fituara.

“Kjo është një fitore e veçantë. Luajtëm me një futbollist më pak pas kartonit të kuq, por rregulluam disa gjëra dhe falë Zotit morëm fitoren. Mendoj se është fitore e merituar. Ky ekip ka një grup shumë cilësor, por sidomos njerëz cilësorë. E nisëm keq sezonin, por ndoshta ky do të jetë çelësi për të përfunduar të parët në grup”, tha Bardhi.

LEXO EDHE:

Back to top button