Bardhi: Me këtë lojë mund të luajmë në Evropian

Enis Bardhi ishte futbollisti më i mirë në fitoren 2-1 ndaj Kosovës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Futbollisti i Levantes analizoi suksesin pas përfundimit të takimit në stadiumin “Todor Proeski”.

“Kemi filluar me presion, ishte vëhstirë që të hyjmë në duelet, por mjaft mirë u vendosëm. Kosova nuk kishte asnjë rast përpos dhuratës për golin e barazimit. Pranuam golin , por nuk u ndalëm dhe vazhduam që të luajmë lojën tonë. Luajtëm haptaz dhe për fitore, mirëpo qëllimi ishte fitorja dhe finalja. Maqedonia është e urritur për kualifkim në Kampionatin Evropian dhe sot kishim një paraqitje të mirë para sfidës me Gjeorgjinë. Të gjithë dhamë maksimumin që të kualifikohemi në Evropianin e vitit të ardhshëm.”

Maqedonia të shtunën udhëton për në Talin, ndërsa të dielën, në orën 18.00, do të zhvillojë përballjen me Estoninë, që është ndeshja e tretë në Ligën C.

LEXO EDHE:

Back to top button