Bardhi, shpjegon se si mashtroi mbrojtjen franceze

Trabzonspor shënoi fitore në terrenin vendas, duke mundur bindshëm përballjen me Monakon. Njëri nga golashënuesit për skuadrën turke ishte Enis Bardi.

Reprezentuesi i Maqedonisë u shpreh i lumtur pasi që shënoi gol nga gjuajtja e lirë, të cilin e realizoi në mënyrë mjeshtërore.

 

“Jam i lumtur për tri pikët. Jam i kënaqur me golin tim, por më e rëndësishmja është suksesi i ekipit. Kam pasur probleme me pushimet, kam punuar shumë për të përmirësuar atë pjesë të lojës sime. Në këtë ndeshje pashë që kundërshtarët po përgatiteshin për të kërcyer dhe nuk pashë njeri pas tyre. Epo thashë që do të provoj të gjuaj në tokë…”, tha mesfushori.

 

 

Skuadra e Bardhit ka shkuar në vendin e dytë në grup  dhe është rikthyer në garë për një vend në fazën e eliminimit.

LEXO EDHE:

Back to top button