Bardhi, tejkalon lëndimin dhe është gati për Seviljën

Pas më shumë se një muaji , pasi që lëndoi muskulin e këmbës në sfidën me Rumaninë, reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, është rikthyer në stërvitjet e plot ate skuadra e tij, Levante, ku kaloi stërvitjen e plotë. Bardhi ishte jashtë terrenit pas përfundimit të ciklit eliminator dhe në 10 ditët e fundit filloi stërvitjet individuale, ndërsa tani iu bashkua kolegëve në aktivitetet dhe përgatitjet për sfidën e radhës, kundër Seviljes.

Mesfushori shqiptarë për shkak të lëndimit mungoi në sfidat ndaj Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë, ndërsa tani mund të jetë gati për 2 sfidat e fundit të ciklit eliminator, të planifikuar në muajin nëntor, posaqërisht për faktin se Arian Ademi do të jetë jashtë terrenit deri në fund të vitit.

“Levante ka vazhduar me përgatitjet për sfidën e radhës, kundër Seviljës, ndërsa lajmi poitiv është se në stërvitje me ekipin është bashkuar edhe Enis Bardhi, që tejkaloi lendimin e musukulit të këmbës,” thuhet në buletinin e skuadrës spanjolle.

LEXO EDHE:

Back to top button