Bardhi, zyrtarisht futbollist i 5-të në historikun e Maqedonisë

Enis Bardhi është pjesë e historisë të futbollit në Maqedoni, me 3 gola të shënuara ndaj Armenisë, si futbollisti i 5-të që shënon 3 gola në një ndeshje zyrtare të përfaqësueses së Maqedonisë.

Mesfushori i Levantes shënoi dy gola nga penalltia dhe një tjetër nga 17 metra, duke regjistruar tripletën e parë në fanellën e Maqedonisë.

26-vjeçari iu bashkua Boshko Gjurovskit (1994, kundër Qipros), Dejvi Gllavevskit (1996, kundër Lihtenshtajnit), Artim Shaqirit (2002, kundër BeH) dhe Aleksandar Trajkovskit (2012, kundër Malit të Zi), të cilët kanë shënuar 3 gola në një ndeshje zyrtare të Maqedonisë.

Me tre gola ndaj armenëve, Bardhi arriti numrin e 9 golave për Maqedoninë dhe hyri në dhjetëshen e golashënuesve më të mirë të historisë.

LEXO EDHE:

Back to top button