Barela: Dëshmuam se mund të luajmë në të njëjtin nivel me Man. Sitin
Pa fitues dhe pa gola u mbyll super derbi mes dy finalistëve të vitit 2023, Man. Sitit dhe Interit. Dueli i shumëpritur dhuroi shumë raste, por jo edhe gola. Pas ndeshjes, ishte mesfushori, Nikolo Barella i cili tha se Interi e dëshmoi që janë në nivelin e Man. Sitit .
“Kjo skuadër fitoi Skudeton sezonin e kaluar dhe nuk bëri mjaftueshëm në Ligën e Kampionëve, kështu që këtë vit duam të bëjmë më shumë në Evropë. Ne po rritemi, kemi fituar përvojë gjatë rrugës dhe kjo na ndihmon. Ne arritëm në finale para dy vitesh, ambicia jonë është ta bëjmë përsëri, pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë. Kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se mund të luajmë në të njëjtin nivel. Në fund, episodet pastaj vendosin rezultate”, tha Barella për “Amazon Prime Video Italia”.