Barela: Konte ishte arsyeja se pse erdha te Interi

Nikolo Barela tregon ndikimin e Antonio Kontes te grupi I futbollistëve. Interi arriti që pas pritjes së gjatë, të arkëtojë titullin e kampionit në Seria A.

“Me Konten e dija që mundësitë për të fituar ishin reale. Edhe në vitin e kaluar kishim mundësi, por kishim nevojën edhe për të kuptuar më shumë idetë dhe mentalitetin e tij. Sezonin e dytë e nisëm me mendimin për të fituar. Ardhja e Kontes te Inter ishte një nga ato arsye që më së shumti më shtynë të bëhesha pjesë e Inter. Klubi u tregua i zoti që e mori atë si trajner dhe ai u tregua i zoti që formoi grupin.

Na ka dhënë shumë impuls dhe është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Nëse diçka nuk i pëlqen ta thotë menjëherë dhe nuk i bie rrotull. Dhe ne jemi gjithnjë me njëmijë km/h. Është kompetent te të gjitha, nga ana mentale te taktika. Nuk është e lehtë të futesh në mekanizmat e tij. Vitin e kaluar ishim skuadra e Kontes, ndërsa këtë sezon jemi skuadra perfekte e Kontes. Objektivi është të fitojmë, me atë nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Barela.

LEXO EDHE:

Back to top button