Barnli, pas 9 vite largon trajnerin Dajç

Skuadra angleze e Barnlit përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shon Dajç, i cili ka qenë në krye të skuadrës angleze plot 9 vite e gjysmë, periudhë kjo që konsiderohet si më e suksesshmja në historikun e klubit.

Gjatë kësaj kohe, skuadra e Barnlit u inkuadrua dy here në Premier Ligë nga Liga e Dytë, ku edhe arriti që të kualifikohet për herë të parë në gara evropiane, pas 51 vitesh.

Kujtojmë se pas 30 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligën e Anglisë, skuadra e Barnlit ka regjistruar 4 fitore, 12 barazime dhe 14 humbje, duke u pozicionuar në vendin e 18, me gjithsej 24 pikë të arkëtuara.

LEXO EDHE:

Back to top button