Basha: E kam thënë në fillim të fushatës e them edhe tani, Shqipëria fiton

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se vullneti i qytetarëve të Shqipërisë është në kutitë e votimit të procesit zgjedhor që është zhvilluar, këtë të diel.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kamë besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi dhe durim që iu takon sipas ligjit. Siç e kam thënë edhe në fillim të fushatës e them edhe tani në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, ka thënë Basha në një konferencë për media para selisë së partisë.

LEXO EDHE:

Back to top button