Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë me 95.1% të votave

Siç pritej, presidenti Sirian Bashar al-Assad u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Njoftimi u bë nga Presidenti i Parlamentit të Damaskut. Votimi u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kishin quajtur zgjedhjet një farsë, për mungesën e kandidatëve të vërtetë të opozitës dhe kontrolleve të pavarura të procesit. Nga ana e tij Assad tha se këto akuza ishin “të pavlefshme”.

Të dy kandidatët rivalë, Abdallah Abdallah dhe Mahmud Marei, të cilët nuk kishin asnjë atribut në opozitë, as shikueshmëri në fushatën elektorale, morën përkatësisht 1.5% dhe 3.3% të votave.

Duke folur në një konferencë shtypi, kryetari i Parlamentit Hammoud Sabbagha tha se 14.2 milionë qytetarë Sirianë votuan, nga 18.1 milion që ishin të përshtatshëm, ose 76.64%.

Bashar al-Assad ka qenë në pushtet që nga viti 2000, kur ai mori detyrën nga babai i tij Hafez.

LEXO EDHE:

Back to top button