Bashkimi Evropian shprehu keqardhjen që presidentja Siljanovska-Davkova nuk e përdori emrin kushtetues
Bashkimi Evropian shprehu keqardhjen që presidentja Siljanovska-Davkova nuk e përdori emrin kushtetues

Në një njoftim të shkurtër, shërbimi për shtyp i Bashkimit Evropian thotë se është e rëndësishme të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare të detyrueshme për vendin, siç është Marrëveshja e Prespës.
Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen që presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në deklaratën zyrtare nuk e përdori emrin kushtetues të vendit, por vetëm Maqedoninë.
Në njoftimin e shkurtër shtohet: “Bashkimi Evropian rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.
#EU regrets that the new President of North Macedonia 🇲🇰 President Siljanovska-Davkova, didnot use the country’s constitutional name at the swearing-in ceremony 2day. Full respect 4 legally binding agreements incl. #Prespa Agreement w/Greece 🇬🇷 = important https://t.co/AJ8Igcupeu
— Angelina Eichhorst 🇪🇺 (@aneichhorst) May 12, 2024
Meqë ra fjala, disa orë pas inaugurimit dhe deklaratës solemne të presidentit të ri, në të cilën nuk u shqiptua emri kushtetues, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi se në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën drejt BE-së, duhet respektuar kontratat ndërkombëtare si Prespa.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësim në BE, është më e rëndësishme që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, ka shkruar von der Leyen.
For North Macedonia to continue its successful path on EU accession it is paramount that the country continues on the path of reforms and full respect for its binding agreements, including the Prespa Agreement.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 12, 2024
Me reagim më herët ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme greke, nga ku kanë vlerësuar se presidenti maqedonas ka shkelur rëndë Marrëveshjen e Prespës dhe Kushtetutën. Nga aty thanë se përparimi i mëtutjeshëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe kursi evropian i Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.