Skuadra e Bashkimit arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sileksit (2-1), në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Fitorja bëhet edhe më e ëmbël për kumanovarët, pasi më shumë se gjysmë ore luajtën me një lojtar më pak, njofton Telegrafi.
Ndeshja nisi me iniciativë të lehtë të mysafirëve nga Kratova, të cilët krijuan dy raste të mira që në minutat e para. Megjithatë, Bashkimi u stabilizua shpejt në lojë dhe nisi të rrezikojë në portën e portierit Xhekov.
Në minutën e 21-të, pas një aksioni të bukur, Emanuell Avornio realizoi golin e parë, duke shpërthyer në festë tifozët vendas. Deri në fund të pjesës së parë, Sileksi pati disa raste të mira, por në pushim u shkuan me disavantazh minimal (1-0).