Bashkimi lëshoi disa raste që të kthehet nga Kratova me pikë të plota

Sot u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së 17-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual, Vardari në mënyrë bindëse vazhdoi sezonin pranveror, duke mundur skuadrën e Arsimit me 5-1. Cvetkoviq, Nikollov, Vellkovski, Bosançiq dhe Omeragiq ishin autor të golave për vendasit, ndërsa Cuculi shënoi golin e nderit për Arsimin.

Ndërkohë në Kratovë, në përballjen në mes Sileksit dhe Bashkimit, nuk kishte gola dhe ndeshja u mbyll me ndarje të pikëve.

Të enjtën, Akademia Pandev Brera do të sfidojë Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Pelisteri takohet me Rabotniçkin. Të gjithë ndeshjet nisin në orën 14.00.

LEXO EDHE:

Back to top button