Bashkohen burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë

Bashkohen burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë

Burri më i gjatë në botë është bashkuar sërish me gruan më të shkurtër në botë, gjashtë vjet pas sesionit të tyre të famshëm të fotove në piramidat egjiptiane. Sultan Kosen, 2.45 m i gjatë, dhe Jyoti Amge, e cila është vetëm 65 cm e gjatë, ishin bashkë për të tjera foto në Irvine, Kaliforni. Ka rreth 1.80 metra diferencë gjatësi mes tyre, çka u dha rekordin botëror Guiness si njërit dhe tjetrit. Amge vuan nga një formë nanizmi që i ka ndaluar rritjen, ndërsa Kosen ka një formë gjigantizmi që i ka shkaktuar rritje të madhe që prej moshës 10 vjeçare. Rekordet Guinness thonë se Kosen është prej më shumë se dhjetë vjetësh personi i vetëm më shumë se 2.40 metra i gjatë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button