Basketbollisti i LA Lejkers, arrestohet në aeroport për posedim marihuane

Ylli i NBA-s, Deandri Ajton, është arrestuar të marten më Aeroportin Ndërkombëtar “Lynden Pindling” në Bahamas për posedim marijuane. Sipas raportimeve të fundit, basketbollisti i LA Lejkers-it u ndalua në vendlindjen e tij, dhe më pas u lirua.

Edhe pse Bahamas ka ndërmarrë hapa për të legalizuar marihuanën për qëllime mjekësore dhe fetare, droga mbetet e paligjshme në Bahamas.

Policia e Bahamas dhe skuadra e Los Angeles Lejkers-it nuk kanë dhënë informacione për arrestimin e Deandri Ajtonin./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button