Bastiset Ministria e Mjedisit në Kosovë, vazhdon aksioni për rastin “Brezovica”

Operacioni “Brezovica” shtrihet në Qeveri, bastisje në Ministrinë e Mjedisit

Një aksion i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, e që ka të bëjë me rastin “Brezovica”

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tregoi se aksioni është duke u zhvilluar në 10 lokacione.

Sipas Jasharit aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Deri më tani Jashari tregoi se nuk ka të arrestuar.

“Po, është duke vazhduar aksioni. Aksioni është duke vazhduar në 10 lokacione përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor. Tani për tani nuk ka të arrestuar është duke vazhduar bastisja”, ka tregoi Jashari për KosovaPress.

LEXO EDHE:

Back to top button