Bastisja e spitalit Al-Shifa, forcat izraelite arrestuan 500 të dyshuar si terroristë
Bastisja e spitalit Al-Shifa, forcat izraelite arrestuan 500 të dyshuar si terroristë

Ushtria izraelite thotë se ka arrestuar 500 të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste gjatë rrethimit të Spitalit Al-Shifa.
“Operacioni u krye pas inteligjencës së saktë nga ISA dhe Drejtoria e Inteligjencës në lidhje me aktivitetet e organizatave terroriste në zonë, duke përfshirë përdorimin e al-Shifa si qendër komandimi dhe kontrolli dhe seli ushtarake”, thuhej në deklaratë.
“Forcat gjetën sasi të mëdha armësh, dokumente të inteligjencës në të gjithë spitalin”.
Operacioni u zhvillua ndërkohë që qindra të zhvendosur ishin strehuar në strukturën shëndetësore.
Dje, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi përmes X se 21 pacientë vdiqën në Spitalin Shifa pasi filloi operacioni izraelit.
Sipas tij, në spital ndodhen 107 pacientë, mes tyre 4 fëmijë dhe 28 persona në gjendje kritike, në një godinë të papërshtatshme, ndërsa stafi nuk ka as mjetet elementare për t’u kujdesur./abcnews.al