Bastisje në Shkup, arrestohen disa persona

Bastisje në Shkup, arrestohen disa persona

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “pastrim parash”.

Pas procedurës para-hetimore një mujore të koordinuar nga një prokuror publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot është ndërmarrë një aksion nga MPB-ja dhe pas kallëzimit penal, prokurori i lëndës ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 15 personave.

Nga veprimet e kryera para hetimore, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepra penale, përkatësisht: 11 persona kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës penale në bashkëpunim” nga neni 394, nëntë prej tyre dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale të mashtrimit tatimor nga neni 279-a, ndërsa i dyshuari i tretë përveç këtyre dy veprave penale, së bashku me katër të dyshuarit e tjerë dhe personat e dyshuar juridikë akuzohen se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Gjegjësisht, gjatë muajit tetor 2020, në një objekt hotelierik në Shkup, tre nga të dyshuarit, pasi janë njoftuar përmes një shoku të përbashkët, kanë formuar një “bashkim kriminal” me qëllim të kryerjes së veprës penale mashtrim tatimor.

Prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë apo asgjësojnë gjurmët e veprës penale dhe se ka gjasa të ndikojnë ndaj dëshmitarëve dhe të pengojnë hetimi do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuar, ndërsa për pjesën tjetër do të propozojë masa tjera për sigurimin e pranisë gjatë procedurës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button