Bastisje në Kërçovë, arrestohet një person
Bastisje në Kërçovë, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPBV) njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë ka privuar nga liria 53 vjeçarin M.T. nga fshati Mamudovci të Kërçovës. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, hapësirave ndihmëse dhe veturës së tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator të zbrazët dhe 5 sharra motorike, shkruan Alsat.
M.T. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk