Bastisje në Koçan dhe Shkup, konfiskohen pajisje elektronike
Bastisje në Koçan dhe Shkup, konfiskohen pajisje elektronike

Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me bastisjes dhe masat tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e 16 marsit në Koçan. Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit. /Alsat.mk