Bastisje në Manastir, arrestohet një person

Bastisje në Manastir, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin B.M. nga Manastiri. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të lartpërmendur të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime heroinë, më shumë lloje të tabletave, një peshore dixhitale dhe mbetje të tjera nga materie e panjohur dhe një shumë e të hollave.

B.M. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button