Bastisje në Prilep, sekuestrohet armatim dhe municion

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 51-vjeçarit S.T. nga fshati Llazhani në rajonin e Prilepit, transmeton Alsat. Policia njofton se janë gjetur tre korniza për pushkë automatike, një pushkë ajrore, 90 fishekë të kalibrit 7.62 x 39, 25 fishekë për manovra si dhe gëzhoja të plumbave për gjah. MPB njofton se është arrestuar 51-vjeçari ndërsa kundër tij po përgatitet padi konkrete.