Bastisjet e sotme në rrethinën e Haraçinës, zbulohen armë dhe municione
Bastisjet e sotme në rrethinën e Haraçinës, zbulohen armë dhe municione

Nga aksioni policor dhe kontrollet që u zhvilluan gjatë ditës së sotme në rrugën lokale nga fshati Orllancë në drejtim të fshatit Nikushtak, në rrethinën e Haraçinës, janë gjetur armë dhe municion i ndryshëm. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme armët e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin të Hetimeve Ligjore dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas informatave, ky aksion policor lidhet me aksionin që u zhvillua në fundjavë, kryesisht në Haraçinë, ku u arrestuan bashkëpunëtorë të grupit kriminal të njohur si “Bellanoca”. Nga këto aksione, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave të dyshuar për vrasje, zhvatje dhe krime tjera. /Alsat.mk