Baton: Do të ketë incidente mes Verstapenit dhe Hamiltonit

Piloti britanik Xhenson Baton, ish-kampion bote në Formula 1, ka parashikuar të tjera incidente në pistë mes Luis Hamilton (Mercedes) dhe Maks Verstappen (Red Bull).

“Unë mendoj se në Monza, fajin më të madh e kishte Maksi, pasi e mbylli shumë shpejt derën. Ndërsa në aksidentin e ndodhur në ‘Silverstone’ ishte Hamilton, ai që gaboi dhe ishte fajtor për kontaktin. Është e qartë se asnjëri prej tyre nuk heq këmbën nga gazi. Për pasojë, kjo është ajo që ndodh në pistë, ku aksidenti është i pashmangshëm. Dyshoj se aksidenti në Monza do të jetë i fundit, pasi ka ende 6 gara deri në fund dhe diferenca mes dy pilotëve është e vogël. Kam frikë se deri në fund do të shohim edhe ndonjë përplasje tjetër, pasi secili dëshiron të përfitojë nga çdo centimetër në pistë”, u shpreh Xhenson Baton.

LEXO EDHE:

Back to top button