Batuta e Gatusos me Ronaldon: Unë shkojë në Athinë, ai Jo!
Më 2 maj 2007, afro 17 vite më parë, Milani mundi Man. Junajtedin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-0. Ajo përballje titanësh të futbollit kontinental hyri në histori si ‘ndeshja perfekte’. Shumë njerëz, sidomos fansat e “kuqezinjve”, e kujtojnë atë arritje sot e kësaj dite. Në fakt, Xhenaro Gatuso zbuloi një dialog mes tij dhe një djaloshi që priste topat pas portës, atë ndeshje, lidhur me Kristiano Ronaldon.
“Kur hyra në fushë për nxehjen dhe dëgjova një shpërthim të frikshëm, kuptova që mund ta luanim atë ndeshje 10 herë dhe të humbnim 9 prej tyre, por jo atë natë. Rreth 20 minuta më vonë, shikimi im u drejtua drejt një djali që priste topat pas porte, i ulur mbi një tabelë reklamuese, duke parë me gojë hapur Kristiano Ronaldon.
Iu afrova dhe e pyeta: Çfarë ke?!
Ai më shikoi dhe tha: A e pe çfarë bën Ronaldo me topin?! A e pe sa i fortë është?!
Në atë moment e shikova në sy dhe i thashë: Po, është i fortë, por ka 2 duar si unë, 2 këmbë si unë, ndoshta është pak më i gjatë, më i bukur, por është njeri si unë, lojtar si unë. Dhe e di cila është diferenca?! Unë do të shkoj në ATHINË (finalen e Ligës së Kampionmëve), ai JO!”