“Bavarezët” gati 70 milionë euro në merkaton e dimrit

Pavarësisht se nuk arritën të siguronin dot shërbimet e portugezit, Zhoao Palinja në merkato e veres, “bavarezët” e Bajern Munihut, duket se nuk do të ndalojnë përpjekjet e tyre për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit të mesfushës.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, Palinja e dëshiron me çdo kusht transferimin në “Allianz Arena” e për këtë arsye “bavarezët” do të hidhen sërish në sulm për “luzitanin”, kësaj radhe në merkaton e dimrit.
Mirëpo, ndryshe nga hapësira e transferimeve të stinës së verës, Bajerni tashmë i ka arkëtuar 70 milionë eurot e nevojshme për portugezin, teksa kujtojmë se shiti mbrojtësin francez, Benjamin Pavard tek Inter për 32 milionë euro dhe “tulipanin” holandez, Rajan Gravenberh, te “të kuqtë” e Liverpullit për shifrën e 40 milionë eurove.