“Bavarezët” pranë nënshkrimit me Kajll Uallkerit

Pas përfundimit të periudhës së huazimit të anësorit portugez të mbrojtjes, Zhoao Kanselo te “bavarezët” e Bajern Munihut dhe me Benjamin Pavard gjithnjë e më larg “Allianz Arena”, këta të fundit janë të interesuar për afrimin e një mbrojtësi të ri krahu.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjerman, Bajern Munihu është shumë pranë transferimit të një tjetër anësori të mbrojtjes, së Man. Sitit, me bordin e “bavarezëve”, që është i “dashuruar” pas Kajll Ualkerit.

Pavarësisht se marrëveshja përfundimtare, nuk është arritur ende mes skuadrave, të gjitha palët e përfshira janë optimiste për përfundimin të marrëveshjes, me teknikun Tomas Tushel, që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në afrimin e anglezit.

LEXO EDHE:

Back to top button