BDI i reagon VLEN-it që thanë se “nuk do ta rehabilitojnë mykun e BDI-së nëpër institucione”
BDI i reagon VLEN-it që thanë se “nuk do ta rehabilitojnë mykun e BDI-së nëpër institucione”

BDI reagoi sot ndaj komunikatës së një dite më parë të VLEN-it të cilët thanë se nuk do ta rehabilitojnë mykun e BDI-së nëpër institucione, shkruan Alsat.
BDI-ja opozitare e cilësoi si skandaloze, duke thënë se VLEN po fyen administratorët shqiptarë.
“BDI është e shokuar nga ofendimet e përditshme të vazalëve nga Vlen, humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ndaj administratorëve shqiptarë në organet e shtetit duke i quajtur ato MYK, të mykosur. Më herët, Taravari i kishte quajtur byrek-mbajtës e byrek-blerës të maqedonasve, ndërsa sot, çdo administratorë shqiptarë qenka i mykur”, thonë nga Bashkim Demokratik për Integrim.
Duke akuzuar VLEN-in, BDI-ja bën autogol duke shënjestruar partnerin e saj në Frontin Europian Ziadin Selën, i cili vite më parë kishte thënë se askujt më mirë nuk i ngjan posti i zv.kryeministrit për byrek se sa BDI-së.
“I dhashë propozim kryeministrit që të bëjë edhe një zv.kryeministër për të çuar byrek ministrat, dhe atë zv.kryeministër do t’ia jap me kënaqësi BDI-së sepse dinë ta bëjnë këtë punë”, kishte thënë Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së./ Alsat.mk