BDI-ja reagon për zgjidhjen e problemit me shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel

BDI-ja ka reaguar ndaj zgjidhjes së për shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel. BDI-ja thekson se pranimi i vetëm nxënësve që kanë vëllezër e motra në këtë shkollë është mënyrë për ta kufizuar dhe kushtëzuar të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsim në gjuhën amtare. BDI pyet  se përse një fëmijë shqiptar duhet të ketë vëlla, motër që ndjekë mësimin në këtë shkollë për të pasur të drejtën të regjistrohet në të. E drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të varet nga historia familjare e nxënësit. Çfarë rregulle e re po shpiket vetëm që numri i nxënësve shqiptarë të reduktohet. BDI ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Butelit të të publikojnë numrin e saktë të fëmijëve shqiptarë që kanë kërkuar regjistrim,  të publikojnë kriteret mbi të cilat është bërë përzgjedhja, të garantojnë regjistrimin e të gjithë nxënësve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të të mundësojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe nëse numri i nxënësve e justifikon atë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button