BDI-ja thyen heshtjen pas dhunës ndaj kontrollorëve të fluturimit nga zyrtari i kësaj partie
BDI-ja thyen heshtjen pas dhunës ndaj kontrollorëve të fluturimit nga zyrtari i kësaj partie

BDI-ja thyen heshtjen pas dhunës ndaj kontrollorëve të fluturimit nga zyrtari i kësaj partie, kryetar i degës së Çairit dhe punonjës në M-NAV Bekim Neziri.
Në një komunikatë për media, BDI e cilëson aktin si një sherr midis punonjësve dhe jo me prapavijë politike. Në komunikatë nuk thuhet asnjë fjalë për rolin dhe figurën e zyrtarit të lartë të saj Bekim Nezirin por thuhet se dënojnë dhunën dhe se institucionet duhet ta hetojnë rastin.
“Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri. Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cenuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore” thuhet në reagimin e BDI-së.