BDI me rezolutë për respektimin e 3 Marrëveshjeve – Kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

BDI me rezolutë për respektimin e 3 Marrëveshjeve

Gazetar: Adrian Kerimi

BDI në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka miratuar tre rezoluta mbi të cilat thirret në mbrojtjen e legjitimiteti, zbatimit të domosdoshëm të marrëveshjeve me garanci ndërkombëtare dhe rezoluta mbi organizatën politike.

Rezolutat e dala nga mbledhja e BDI-së:

Rezoluta 1: Legjitimiteti
Rezoluta 2: Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, së bashku me ndryshimet kushtetuese
Rezoluta 3: Rezolutë mbi organizatën tonë politike

Rezoluta e legjitimitetit thirret në “gjendjen shqetësuese, të krijuar për shkak të mos respektimit të vullnetit politik të shqiptarëve si komuniteti i dytë më i madh në vend”.

Rezoluta për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese i referohet respektimit të pakusht të këtyre marrëveshjeve bashkërisht me thirrjen e adresuar deri te “komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve relevante që të mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, duke ofruar asistencë dhe mbikëqyrje të nevojshme për të siguruar përmbushjen e tyre”.

BDI miratoi edhe rezolutën e ashtuquajtur mbi organizatën politike në të cilën jepen rekomandimet për vazhdimësinë e organizimit politik të BDI-së, organizimin e debatit brenda-partiak dhe mbrojtjen e idesë së BDI-ja është subjekti i cili përfaqëson komunitetin e dytë më të madh në vend.

Në mbledhjen e përgjithshme, partia e Ali Ahmetit udhëheqëse e Frontit Evropian ka ritheksuar se e ndjek me shqetësim sipas BDI-së “pozicionin poshtërues të të ashtuquajturve përfaqësues shqiptarë në qeveri të cilët kanë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme arritjet e MO-së”.

LEXO EDHE:

Back to top button