BE: 4,7 miliardë dollarë shtesë për klimën, SHBA të shtojë përpjekjet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi një shtesë prej 4,7 miliardë dollarësh për klimën për t’u transferuar drejt vendeve në zhvillim, ndërkohë që i bëri thirrje SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të bllokut të fillojnë të paguajnë pjesën që u takon, sipas CNN.

Më shumë se 10 vjet më parë, vendet e zhvilluara ranë dakord dhe riafirmuan në Marrëveshjen e Parisit për të transferuar 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020 në vendet në zhvillim për të ndihmuar transformimet e tyre të gjelbra dhe për t’u përshtatur me ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Por, bota e humbi atë afat vitin e kaluar.

SHBA është kritikuar veçanërisht për transferimin e asgjëje gjatë katër viteve të administratës Trump.

Në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e unionit, Von der Leyen vuri në dukje Bashkimin Evropian si kontribuesin më të madh në botë në financat klimatike, duke i bërë thirrje SHBA -së dhe të tjerëve që të bëjnë pjesën që u takon.

“Evropa kontribuon me 25 miliardë euro në vit. Por, të tjerët akoma lënë një boshllëk drejt arritjes së objektivit global. Kështu që mbyllja e këtij hendeku do të rrisë shansin e suksesit në Gllasgou”, tha Von der Leyen, duke iu referuar konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike COP26.

“Ne presim që SHBA dhe partnerët tanë të kontribuojnë gjithashtu”, shtoi ajo.

“Kjo është jetike sepse mbyllja e hendekut të financave klimatike së bashku, SHBA dhe Bashkimi Evropian do të ishin një sinjal i fortë për udhëheqjen globale të klimës. Ne nuk kemi kohë të presim”, përfundoi Von der Leyen.

LEXO EDHE:

Back to top button