BE bllokoi 148 milionë euro nga IPARD 3 për Shqipërinë, për shkak të keqpërdorimit të fondeve të marra më parë

BE bllokoi 148 milionë euro nga IPARD 3 për Shqipërinë, për shkak të keqpërdorimit të fondeve të marra më parë

Për shkak të keqpërdorimit të fondeve të akorduara më parë, Bashkimi Evropian ka bllokuar 148 milionë euro nga grantet IPARD 3 për të ndihmuar bujqësinë shqiptare.

Në nëntor të vitit të kaluar u bë e ditur se ekspertët e Komisionit Evropian zbuluan keqpërdorimin e 33.5 milionë eurove, mjete të marra nga programet IPARD, që përbën 71 për qind të keqpërdorimeve në të gjithë Ballkanin.

– Për shkak të kësaj situate shqetësuese, Agjencia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural filloi një hetim të thelluar për shpërndarjen e mjeteve. Keqpërdorimi i fondeve të BE-së doli të ishte “i tmerrshëm”, pasi Agjencia gjeti 98 subjekte që kryen abuzime dhe kërkuan kthimin e fondeve, tha televizioni.

Sipas të njëjtit burim, 73 shfrytëzues kanë thënë se do t’i kthejnë mjetet e marra, por nuk kanë bërë, ndërsa 25 të tjerë nuk janë pajtuar fare.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, nisi hetimet për keqpërdorimin e fondeve të BE-së.

Shuma totale e parregullsive të konstatuara në 7 vende të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71 për qind i takojnë Shqipërisë dhe 13 milionë euro ose 29 për qind në 6 vende të tjera, si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Rumania.

LEXO EDHE:

Back to top button