BE dhe SHBA pritet të bien dakord për të reduktuar kufizimet në eksportimin e vaksinave

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pritet që të bien dakord në një samit që do të mbahet të martën e ardhshme për të zvogëluar kufizimet për eksportin e vaksinave kundër Covid-19.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters që ka mundur të sigurojë një draft marrëveshje. Në këtë tekst thuhet se ndarja vullnetare e teknologjish së prodhimit mund të jetë një veprim kyç për të rritur prodhimin.

Megjithatë, në draft-marrëveshje nuk përmendet heqja e detyrueshme e patentave të vaksinave, që presidenti amerikan Joe Biden e ka mbështetur si zgjidhje të përkohshme për mungesën globale të vaksinave për Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button