BE, fonde për terminalin e gazit në Greqi

Komisioni Evropian ka ndarë 166.7 milion euro për ndërtimin e terminalit të gazit Aleksandropolis në Greqi, i cili përfshin edhe një termocentral gazi për prodhimin e energjisë elektrike. Pritjet janë që deri në vitin 2023 ky terminal gazi si dhe stacioni i gazit të vihen në përdorim. Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut mori pjesë në ndërtimin e terminalit të gazit, e cila duhet të investojë 380 milion euro dhe në këmbim të marrë 25 për qind të pronësisë së centralit që do të prodhojë energji elektrike. Terminali është planifikuar të furnizojë vendet e Evropës Juglindore me gaz natyror.