BE-ja do të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023, thotë Borrell

BE-ja do të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023, thotë Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell deklaroi se Bashkimi Evropian është i vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në vitin 2023.

Deklaratën, Borrell e dha përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në vitin 2022, Rusia vendosi të braktisë plotësisht angazhimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmojë Ukrainën dhe sigurinë globale.

Në fund të vitit, Putin përpiqet edhe një herë t’i detyrojë ukrainasit në errësirë me sulme të neveritshme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, edhe në vitin 2023”, shkruan Borrell në Twitter./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button