BE-ja miraton këstin prej 500 milionë eurosh për të armatosur Ukrainën
BE-ja miraton këstin prej 500 milionë eurosh për të armatosur Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar përfundimisht këstin e katërt prej 500 milionë eurosh për të armatosur Ukrainën. Kështu bëhet e ditur në mesazhin e faqes të Këshillit të BE-së.
Në veçanti, Këshilli i BE-së miratoi dy masa ndihme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes. Këto të fundit, do t’i lejojnë BE-së që të mbështesë më tej aftësitë dhe qëndrueshmërinë e forcave të armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.
Pas pranimit të tre kësteve të mbështetjes për një total prej 1.5 miliardë eurosh këtë vit, kësti i katërt do të tërheqë 500 milionë euro të tjera. Kjo, për burimet e mobilizuara tashmë nga Fondi Evropian i Paqes për Ukrainën.
Në total BE-ja ka mbështetur një fond prej 2 miliardë euosh për Ukrainën. “Historia e së nesërmes po shkruhet sot në fushat e betejës së Ukrainës. Me këto 500 milionë euro, BE-ja ka ndarë një total prej 2 miliardë eurosh për të mbështetur furnizimin me pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës nga vendet anëtare të BE-së”, lexohet në deklaratë.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo mbështetje është vetëm një pjesë e përpjekjeve evropiane për të ndihmuar Ukrainën që të vetëmbrohet.