BE-ja nota pozitive për procesin zgjedhor në Kosovë

BE-ja nota pozitive për procesin zgjedhor në Kosovë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës e kanë përshëndetur institucionet ndërkombëtare dhe liderët nga rajoni. Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike në të cilin qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre.

“Dje qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare. Ne e mirëpresim faktin që këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të qetë”, tha Annita Hipper, Zëdhënëse e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri .

I pari nga liderët e rajonit reagoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili duke mos komentuar procesin, i ka atribuuar Listës Serbe suksesin për sigurimin e gjithë mandateve duke e cilësuar këtë veprim si cenim për sigurinë e Kurtit në pushtet.

“Është tërësisht e qartë që Lista Serbe ka fituar padyshim të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëpasshme të Kurtit. Kam frikë se tashmë duhet të kujdeset më shumë për veten dhe ekzistencës së tij në pushtet”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Zgjedhjet në Kosovë ishin në fokus edhe të mediave ndërkombëtare prestigjioze. ”The Guardian” i ka kushtuar një artikull rezultateve të këtyre zgjedhjeve, ku mes tjerash ka shkruar;

“Rezultatet nënkuptojnë që partia e krahut të majtë të kryeministrit Kurti duhet të formojë koalicion”, tha The Guardian .

Mediat gjermane analizojnë fitoren e Kurtit, humbjen e shumicës absolute dhe nevojën për partner koalicioni e marrëdhënien e Kurtit me SHBA.

“49-vjeçari kur mori detyrën premtoi reforma të gjithanshme në drejtësi dhe administratë, por nuk mundi të realizonte shumë prej tyre. Nëse do që të vazhdojë të qeverisë tani, atij i duhet të bashkohet me PDK apo LDK. Por teorikisht do të ishte e mundur edhe një aleancë qeveritare pa partinë e Kurtit”, tha “Frankfurter Allgemeine Zeitung” .

Ndërsa Gazeta “Ëeser Kurier” shkruan, se pavarësisht reformat e pakryera, qytetarët e Kosovës sërish i besojnë kryeministrit Kurti. Më tej edhe ajo i kushton vëmendje marrëdhënies së Kurtit me SHBA.

“Me ardhjen në detyrë të presidentit amerikan Donald Trump po jepen shenja përkeqësimi të marrëdhënies së Kurtit me SHBA-në, partnerja më e rëndësishme ushtarake e Kosovës“, tha Ëeser Kurier.

Edhe agjencitë e njohura si Associated Press dhe Reuters kanë pasqyruar zgjedhjet si një provë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button