BE kërcënon Serbinë me pezullim të liberalizimit të vizave

Komisionarja për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë.
Për rritjen e numrit të emigrantëve përmes asaj që njihet si “Rruga Ballkanike” janë duke diskutuar ministrat e brendshëm të shteteve të BE-së në Luksemburg.
Në rastin e Serbisë, si problem serioz theksohet mospërshtatja e regjimit të vizave me atë të BE-së. Serbia u lejon hyrjen pa viza në territorin e saj qytetarëve të disa shteteve të treta, të cilët më pas vazhdojnë udhëtimin drejt territorit të BE-së.
“Shpresoj se Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të përshtatin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Por, në këtë moment kjo nuk është diçka që mund të përjashtohet”, tha komisionarja Johanson në prag të takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së.
Komisionarja për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë.
Për rritjen e numrit të emigrantëve përmes asaj që njihet si “Rruga Ballkanike” janë duke diskutuar ministrat e brendshëm të shteteve të BE-së në Luksemburg.
Në rastin e Serbisë, si problem serioz theksohet mospërshtatja e regjimit të vizave me atë të BE-së. Serbia u lejon hyrjen pa viza në territorin e saj qytetarëve të disa shteteve të treta, të cilët më pas vazhdojnë udhëtimin drejt territorit të BE-së.
“Shpresoj se Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të përshtatin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Por, në këtë moment kjo nuk është diçka që mund të përjashtohet”, tha komisionarja Johanson në prag të takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së./REL